1 perditesime
20:54

Johnson merr vendim për mbylljen e vendit

Kryeministri Boris Johnson ka urdhëruar mbylljen e vendit pasi rastet me COVID-19 kanë kaluar shifrën prej 1 milion.

Mbretëria e Bashkuar, e cila ka numrin më të madh zyrtar të vdekjeve në Evropë nga COVID-19, po përballet me më shumë se 20,000 raste të reja të koronavirusit në ditë dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar skenarin "rasti më i keq" i 80,000 të vdekurve mund të tejkalohet.

“Tani është koha të ndërmarrim veprime sepse nuk ka tjetër alternativë”, ka thënë Johnson.

16:54

Britania shqyrton mbylljen pas shtimit të rasteve me COVID-19

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson do të mbajë një konferencë për media më vonë, derisa Qeveria ka konsideruar mbylljen e shtetit për një muaj. Me shpresën që masat do të lehtësohen deri në krishtlindje.

Vdekjet nga COVID-19 mund të shkojnë më shumë se 4000 në ditë, thuhet në një dokument që BBC e ka parë, e i cili e sugjeron Britaninë të marrë masa më strikte, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Konferenca ishte paraparë të mbahet nga ora 16:00 pasdite sipas orës lokale, por tani do të mbahet një orë më vonë, respektivisht në orën 17:00.

Pritet që shkollat, kolegjet dhe universitetet do të mbeten të hapura deri në një rregull tjetër për “qëndrim në shtëpi”.