2 perditesime
18:38

Liderët botërorë urojnë Bidenin

Ministrat e lartë dhe liderë të ndryshëm botërorë kanë uruar Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Ish-presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka uruar Joe Bidenin për fitore në zgjedhjet presidenciale, duke thënë se Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, kanë arritur një fitore historike.

Gjithashtu, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka uruar Bidenin, duke thënë se së bashku kanë shumë punë për të bërë.

Edhe kryeministri britanik, Boris Johnos, ka uruar Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu, ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Shcolz, ka shkruar në Twitter se “tani ka një shans për një kapitull të ri dhe emocionues në marrëdhëniet transatlantike”.

“SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm dhe më i afërt i Evropës”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm, Heiko Mass, ka thënë se shpresojnë që do të punojnë me administratën e ardhshme të SHBA-së.

“Ne duam të investojmë në bashkëpunimin tonë, për një rifillim transatlantik dhe një marrëveshje të re”, ka thënë Mass.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka uruar Bidenin për fitoren, ku ka thënë se tani do të punojë me të për “avansimin e paqes, prosperitetin ekonomik dhe veprimet klimatike në të gjithë botën.

18:33

Hillary Clinton e quan fitore historike zgjedhjen e Bidenit president të SHBA-së

Hillary Clinton, që kishte humbur në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Donald Trumpi, ka nisur të festojë për fitoren e Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit.

“Votuesit dhanë fjalën e tyre dhe zgjodhën Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin për të qenë presidenti jonë i ardhshëm dhe zëvendëspresidentja jonë. Është histori, rrëzim i Trumpit dhe faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuat që kjo të ndodhte. Ecim përpara, bashkë”, ka shkruar ajo në Twitter.

18:30

“Shpërthen” festa në SHBA pas fitores së Bidenit

Pas fitores së Joe Bidenit, festa në rrugët e Amerikës ka vërshuar. Në pamjet e publikuara nga Reuters, shihen qindra qytetarë që kanë dalë për ta festuar fitoren e kandidatin të tyre për president.

“Jam shumë e lumtur, nuk di çfarë të bëjë”, ka thënë një grua që qante në rrugët e Filadelfias.

Joe Biden ka fituar të shtunën garën për president të SHBA-së.