Botë

Talibanët i kërkojnë Bidenit të respektojë marrëveshjen e paqes

 

Talibanët i kanë bërë thirrje presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që të respektojë marrëveshjen e paqes, të arritur në muajin shkurt, midis grupit militant dhe SHBA-së.

Sipas tyre, zbatimi i kësaj marrëveshjeje është “mjeti më i arsyeshëm dhe më efektiv” për t’i dhënë fund luftës në Afganistan.