Botë

Zyrtarët zgjedhorë në SHBA këmbëngulin se zgjedhjet ishin të rregullta

Zyrtarët zgjedhorë në SHBA këmbëngulin se zgjedhjet ishin të rregullta
 

Zyrtarët e lartë federalë dhe shtetërorë amerikanë, që janë përgjegjës për sigurinë e zgjedhjeve, kanë thënë se nuk ka “asnjë dëshmi” se votimet në zgjedhjet e 3 nëntorit ishin ndryshuar apo kompromentuar.

Përmes një deklarate, zyrtarët e sigurisë kibernetike dhe zyrtarët zgjedhorë, hodhën poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump si të pabazuara dhe të disa republikanëve se ka pasur mashtrime zgjedhore, që çuan në fitoren e demokratit Joe Biden.