Botë

Moska e kthen sallën e sporteve në spital

Foto: Reuters
 

Qendra e sporteve dimërore në Moskë është kthyer në spital për trajtimin e pacientëve me koronavirus për shkak të ngritjes së numrit të rasteve në valën e dytë, njofton agjencia Reuters. 

Mjekët rusë kanë thënë se palestra do të shërbejë si spital i përhershëm për shkak se kapacitetet ruse po tkurren për çdo ditë, si pasojë e ngritjes enorme të rasteve me infektime.