Botë

Michigani nuk pajtohet me Trumpin, deklaron fitoren e Bidenit

Michigani nuk pajtohet me Trumpin, deklaron fitoren e Bidenit

Presidentit amerikan, Donald Trump, i janë zbehur edhe më shumë gjasat që ta shmangë humbjen në zgjedhjet presidenciale, pasi ligjvënësit në Michigan kanë paralajmëruar se nuk do ta refuzojnë fitoren e parashikuar të Joe Bidenit.

Dy ligjvënës republikanë janë shprehur se do të respektojnë procesin normal. Të premten, shteti i Georgias ka certifikuar fitoren e ngushtë të Bidenit, duke vështirësuar edhe më shumë punët për presidentin Trump, raporton KOHA.