Botë

Merkel, “e shqetësuar” për vaksinimin në vendet e varfra

Merkel, “e shqetësuar” për vaksinimin në vendet e varfra
Foto: Reuters
 

Berlin, 23 nëntor (BBC/Reuters) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur shqetësimin se vendet e varfra do të vonohen në sigurimin e qasjes në vaksinat kundër koronavirusit.

Merkel ka folur gjatë samitit të liderëve të 20 shteteve më të zhvilluara. Liderët e vendeve më të pasura janë zotuar se do të ketë shpërndarje të drejtë të vaksinave që po rezultojnë efikase në testet e fundit.