Botë

“Trumpi synon ta falë ish-këshilltarin Michael Flynn”

“Trumpi synon ta falë ish-këshilltarin Michael Flynn”
Ish-Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Micheal Flynn : AP
 

Presidenti amerikan, Donald Trump synon të shfrytëzojë mundësinë e faljes së ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Micheal Flynn, i cili është deklaruar fajtor më 2017 për gënjim të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) rreth kontakteve të tij me rusët, kanë raportuar mediat amerikane.

Trumpi u ka thënë ndihmësve të tij se planifikon të shtojë Flynnin në një seri të faljeve që do t’i bëjë publike pak ditë para përfundimit të mandatit, kanë raportuar mediat si Axios dhe New York Times, duke cituar burime të paidentifikuara.