Dritan Abazoviq propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi

Dritan Abazoviq propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi
Mandatari Zdravko Krivokapiq ka prezantuar përbërjen e kabinetit të qeverisë me të cilën pretendon të udhëheqë Malin e Zi, njoftojnë mediat malazeze të premten.
Për zëvendëskryeministër ka propozuar politikanin shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, që është lider i lëvizjes URA.
Kjo lëvizje ka 4 deputetë në Kuvend.
Sot prezantohet përbërja e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviqi pritet të jetë zv.kryeministër
Mandatari për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, sot pritet të prezantojë përbërjen e qeverisë që do të udhëheq.
Politikani shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, pritet të marrë postin e zv.kryeministrit, ka shkruar të premten gazeta “Vijesti”.
Qeveria pritet të votohet në seancën e caktuar për 2 dhjetor.
Sipas mandatarit për kryeministër, Krivikapiq, qeveria e re do të ketë për një të tretën më pak resorë.
Qeveria e Malit të Zi pritet të udhëhiqet nga opozita e deritashme. Në zgjedhjet e fundgushtit, partia e presidentit Milo Gjukanoviq (DPS), doli e para, por koalicioni i gjerë opozitar mblodhi 41 vota, të mjaftueshme për të formuar qeverinë.
Lëvizja që udhëhiqet nga Abazoviqi, URA, në përbërjen e re të Kuvendit të Malit të Zi ka katër deputetë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kryeministri i Italisë, Conte, do të jap dorëheqje

Bideni vazhdon kufizimet e udhëtimit me Evropën e Brazilit, shton në listë edhe Afrikën e Jugut

Ukraina fillon në shkurt vaksinimin

BE-ja i kërkon llogari AstraZenecas për ndërprerjen e furnizimit me vaksina

Biden shfuqizon ndalesën e Trumpit për transgjinorët në ushtri

Përplasje të reja mes trupave kineze dhe indiane në zonën kufitare

592 të vdekur nga COVID-19 në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit, 420 në Itali

Sulmohet stafi i Ambasadës italiane në Kabul

“Dominion” padit avokatin e Trumpit, kërkon 1.3 miliardë dollarë dëmshpërblim

Nëntë minatorë kinezë gjenden të vdekur

Vaksina e Modernas duket se është e efektshme edhe kundër varianteve të reja
