Rusia me protestë zyrtare ndaj SHBA-së rreth incidentit detar
Foto: Ilustrim
Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate të premten ka bërë të ditur se ka depozituar një protestë zyrtare ndaj SHBA-së rreth një incidenti detar në Detin e Japonisë, për të cilën thotë se ishte një provokim i dizajnuar për të prishur paqen, raporton Reuters.
Rusia pretendon se të martën një anije e saj luftarake kishte kapur dhe dëbuar një shkatërrues amerikan që vepronte ilegalisht në ujërat e saj territoriale në Detin e Japonisë, transmeton KOHA.