Botë

Evropa nis t’i lehtësojë masat, SHBA-ja kërkon qëndrim në shtëpi

Evropa nis t’i lehtësojë masat, SHBA-ja kërkon qëndrim në shtëpi
Foto: Reuters
 

Disa shtete evropiane janë duke lehtësuar masat kufizuese për luftim të koronavirusit, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhet thirrje për qëndrim në shtëpi teksa po rritet numri i të infektuarve me këtë virus.

Në Los Angeles do të nisë izolimi për 10 milionë banorë, pas regjistrimit të më shumë se 4500 rasteve ditore. Vendimi ua ndalon banorëve që të mblidhen me të tjerët jashtë shtëpisë, mirëpo lejon organizimet fetare dhe protestat, meqë janë të mbrojtura me kushtetutë.