Botë

Lëndohen rreth 60 policë në protestat në Francë, arrestohen mbi 80 protestues

Lëndohen rreth 60 policë në protestat në Francë, arrestohen mbi 80 protestues
Foto: CNN
 

81 protestues janë arrestuar të shtunën në Francë pas shpërthimit të protestave kundër një projektligji të ri rreth sigurisë.

Në tërë Francën dolën rreth 133 mijë protestues në disa qytete të mëdha lidhur me projektligjin që do të ndalojë publikimin e fotografisë dhe të dhënave të policisë në rrjete sociale, raporton euronews.