Botë

Në Itali 541 të vdekur nga koronavirusi, 20.648 raste të reja

Në Itali 541 të vdekur nga koronavirusi, 20.648 raste të reja
 

Italia ka raportuar 541 vdekje të dielën, më pak se ditën e kaluar ku ishin 686. Ndërkaq janë regjistruar 20.648 të infektuar, më pak se 26.323 sa ishin të shtunën, thotë Ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Italia është vendi i parë i Evropës Perëndimore që është prekur nga koronavirus dhe që nga shkurti kur u regjistruan rastet e para, kanë vdekur 54.904 persona. Gjithashtu ka regjistruar 1.585 milionë raste.