Botë

“Vdekje Amerikës” e “Vdekje Izraelit” brohorit Parlamenti iranian

“Vdekje Amerikës” e “Vdekje Izraelit” brohorit Parlamenti iranian
Foto: Reuters
 

Deputetët iranianë kanë brohoritur “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit” pas vrasjes së shkencëtarit të projektit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, të premten në Teheran.

Në pamje televizive shihet kryekuvendari Galibaf duke iu prirë brohoritjeve. Ai është zotuar për “reagim të fuqishëm” kundër “armikut kriminal”, derisa Parlamenti i Republikës Islamike të Iranit u mblodh për të reduktuar bashkëpunimin me inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kjo agjenci monitoruese kryente inspektim në kohë reale programit bërthamor iranian për nevoja civile sipas marrëveshjes së Iranit me fuqitë botërore më 2015.