Botë

Pse ra shkalla e infektimeve në Angli?

Qeveria ka sugjeruar se sistemi i ri i niveleve në Angli, që ka hyrë në fuqi të mërkurën, mund të jetë “vendimtar” për ta vazhduar uljen e infeksioneve (Foto: Reuters)
 

Infektimet me koronavirus në Angli kanë rënë për rreth një të tretën gjatë izolimit, sipas një studimi.

Disa nga zonat më keq të goditura janë përmirësuar më së shumti – por, pa i marrë parasysh përparimet, rastet kanë mbetur relativisht të larta përreth Anglisë.