Hetuesit rusë kanë arrestuar një burrë i cili dyshohet se në vitet 2011 e 2012, kishte grabitur e vrarë 26 gra të moshuara në Rusi.
Radik Tagirov, 38-vjeçar, kishte kryer krime të shumta dhe ishte dënuar edhe më parë.
I ashtuquajturi “maniak i Vollgës”, (Vollga - lum në Rusi), nuk i ka komentuar vrasjet e tij, raporton BBC. Vrasjet janë kryer shumë pranë këtij lumi, transmeton KOHA.
Policia dhe Komiteti i hetuesisë në Rusi që janë marrë me këtë rast, që veprojnë si FBI, thanë se rezultati erdhi pas hulumtimeve e raporteve mjeko-ligjore, gjithashtu, analizave biologjike.
Policia vitin e kaluar ofroi shpërblim prej 3 milionë rublash apo, 32,819,49 euro, për atë që siguron informacione për ta çuar drejt arrestimit të maniakut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.