Botë

Në Kroaci 55 të vdekur nga COVID-19, në Bosnjë 45

 

Dy vendet fqinje, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina, edhe sot kanë raportuar numër të lartë të të vdekurve si pasojë e COVID-19.

Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë raportuar për 55 të vdekur e 3.539 raste të reja në 24 orët e fundit, kurse në Bosnjë janë raportuar 45 të vdekur e 1.239 raste të reja.