Botë

Putini urdhëron që Rusia të nisë vaksinimin masiv për COVID-19 javën e ardhshme

Putini urdhëron që Rusia të nisë vaksinimin masiv për COVID-19 javën e ardhshme
Foto: Reuters
 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar që programi vullnetar i vaksinimit të masës kundër COVID-19 të nisë javën e ardhshme nëpër Rusi, duke thënë se mësuesit dhe mjekët duhet të jenë të parët që do të marrin vaksinën Sputnik V, shkruan agjencia Reuters.

Putin ka dhënë urdhërin në një takim online me ministrat sot, në ditën kur Rusia, që ka numrin më të madh të infektuarve në botë, ka regjistruar 589 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit.