Botë

Gjermania zgjat kufizimet për shkak të Covidit-19, Austria dhe Spanja planifikojnë t'i lehtësojnë ato

Gjermania zgjat kufizimet për shkak të Covidit-19, Austria dhe Spanja planifikojnë t'i lehtësojnë ato
 

Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll valën e re të infeksioneve me Covid-19, Gjermania vendosi që masat kufizuese të vijojnë të mbeten në fuqi të paktën deri në 10 janar, ndërkohë që Spanja dhe Austria paralajmërojnë lehtësime. Në Rusi javën e ardhshme fillon vaksinimi masiv i popullatës.

Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll valën e re të infeksioneve me Covid-19, Gjermania vendosi që masat kufizuese të vijojnë të mbeten në fuqi të paktën deri në 10 janar. Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve vendosën, që të shtyhen masat kufizuese për popullsinë për shkak të pandemisë, ndërkohë që në 4 Janara do të merren masat e reja.