Botë

HRW: Azerbajxhani po keqtrajton të burgosurit armenë të luftës

HRW: Azerbajxhani po keqtrajton të burgosurit armenë të luftës
Foto: AP
 

Trupat etnike armene të zëna në luftimet e fundit në Nagorno-Karabakh janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore në disa raste nga forcat azerbajxhanse, duke qenë subjekte të abuzimit fizik dhe poshtërimit, ka thënë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW).

Në disa materiale që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale, shihen trupat e Azerbajxhanit duke goditur dhe rrahur të burgosurit armenë të luftës, ka thënë kjo organizatë.