Botë

Pavarësia e gjyqësorit amerikan përballë padive të Trumpit

Pavarësia e gjyqësorit amerikan përballë padive të Trumpit
Foto: Reuters
 

Gjykatësi federal Stephanos Bibas nuk u rezervua kur nxori një opinion të fortë të shtunën në mbrëmje, duke hedhur poshtë përpjekjet e fundit të ekipit elektoral të presidentit për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Akuzat për padrejtësi janë serioze. Por thjesht fakti që flitet për zgjedhje të padrejta nuk do të thotë që zgjedhjet ishin realisht të padrejta”, shkriu gjykatësi Bibas në opinionin me 21 faqe që shoqëronte vendimin e tij për të hedhur poshtë padinë e ekipit të presidentit për të penguar certifikimin e rezultatit të votimeve në Pensilvani. “Akuzat kërkojnë pretendime specifike të mbështetura nga prova. Nuk na kanë sjellë asnjërën”.