Botë

Kina, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, thotë shefi i inteligjencës amerikane

Kina, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, thotë shefi i inteligjencës amerikane
 

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Kina paraqet kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën, që nga Lufta e Dytë Botërore.

"Inteligjenca është e qartë: Pekini synon të dominojë SHBA-në dhe pjesën tjetër të planetit ekonomikisht, ushtarakisht dhe në teknologji", tha drejtori për Inteligjencë Kombëtare i SHBA-së, John Ratcliffe, në një opinion në faqen e internetit të Wall Street Journal.