Botë

Pfizer do të prodhojë përgjysmë më pak vaksina këtë vit

Pfizer do të prodhojë përgjysmë më pak vaksina këtë vit
Foto: AP
 

Problemet në zinxhirin e furnizimit më lëndën e parë për prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit, e kanë detyruar kompaninë Pfizer që të ulë objektivin e saj të prodhimit për këtë vit, tha një zëdhënëse e Pfizer për Reuters.

Pfizer ka thënë në javët e fundit se parashikon prodhimin e 50 milionë dozave të vaksinës COVID-19 këtë vit. Kjo shifër është përgjysmë më e ulët se ajo që ishte paraparë më herët prej 100 milionë dozash.