Botë

Trumpi urdhëron tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia

Trumpi urdhëron tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia
Foto: Reuters
 

Pentagoni tha të premten se po tërheq shumicën e trupave amerikane nga Somalia me urdhër të Presidentit Donald Trump, duke vazhduar një aksion paszgjedhor nga Trump për të zvogëluar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në misionet e anti-terrorizmit jashtë vendit.

Pa dhënë detaje, Pentagoni tha në një deklaratë të shkurtër se shumica e trupave amerikane dhe njësive në Somali do të tërhiqen në fillim të vitit 2021. Ka rreth 700 forca në këtë vend të Afrikës, për të trajnuar dhe këshilluar forcat vendase në një luftë kundër grupit ekstremist Al-Shabab, një filial i Al-Kaidës.