147 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Gjermani, 12.332 të infektuar
Foto: Reuters
147 vdekje të reja nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Gjermani, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 18.919.
Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, 12.332 persona janë konfirmuar të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë e deri tash, 1.183.655 raste të infektimit janë regjistruar në Gjermani, shkruan Reuters, transmeton KOHA.
Ndërkaq në Rusi janë regjistruar 28.142 raste të reja dhe 456 vdekje.