Botë

Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës anti-COVID së kompanisë amerikane

 

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere gjermane BioNTech njoftuan të mërkurën se dokumenta që kanë të bëjnë me zhvillimin e vaksinës për COVID-19 ishin marrë në mënyrë të paligjshme gjatë një sulmi kibernetik ndaj agjencisë rregullatore evropiane.

Agjencia Evropiane për Mjekimet (EMA), e cila vlerëson ilaçet dhe vaksinat për Bashkimin Evropian, tha disa orë më parë se ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik, por pa dhënë detaje të mëtejshme.