Botë

Johnsoni paralajmëron “mundësinë e fuqishme” të ndarjes pa ujdi nga BE-ja

Johnsoni paralajmëron “mundësinë e fuqishme” të ndarjes pa ujdi nga BE-ja
 

“Duhet të jemi shumë, shumë të qartë se ekziston tani një mundësi shumë e fuqishme, e përsëris, shumë e fuqishme që do të kemi një zgjidhje pak a shumë sikurse ajo e marrëdhënieve australiane me BE-në, apo si ajo kanadeze me BE-në”, ka thënë Johnsoni. “Nuk do të thotë se kjo është një gjë e keqe”

Kryeministri Boris Johnson ka thënë të enjten se ekziston “një mundësi e fuqishme” që Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian të dështojnë në sigurimin e garancive të nevojshme për tregtinë e lirë pas përfundimit të vitit, një gjasë kjo që ka peshuar rëndë mbi funtin britanik si rrjedhojë e rrezikut të shtuar për ekonominë.

Blloku evropian dhe Britania kanë përplasje të thella lidhur me të drejtat për peshkim dhe për çështjet e tjera ekonomike, përkundër bisedimeve disamujore rreth marrëveshjes së re tregtare që do ta mbante tregtinë e lirë me vlerë prej trilionë dollarëve larg tarifave apo kuotave, duke nisur nga viti 2021.