Botë

Mohamed Bouazizi: Ikona e harruar e Pranverës Arabe

Si u bë që një vetëvrasje që nxiti kryengritje të madhe rajonale tani paraqet ndjenja të përziera për ndryshimin (Foto: Reuters)

Dhjetë vjet nga vetëflijimi protestues i Bouazizit – ndryshe nga egjiptianët të cilët po jetojnë nën një qeveri larg më autoritare se para Pranverës Arabe dhe me popullsitë në Siri, Libi dhe Jemen, të cilat janë zhytur në luftëra civile fraksionesh të ndryshme – tunizianët mund të votojnë lirisht dhe t’i kritikojnë haptas liderët e tyre

Më 17 dhjetor 2010, një burrë i ri u përfshi nga flakët para ndërtesës së guvernatorit në Sidi Bouzid, rajon qendror i Tunizisë. Ai njihej nga familjarët dhe rrethi si “Tarek”, por ndërkombëtarisht do të njihej si “Mohamed Bouazizi”, shitësi 26-vjeçar i pemëve dhe perimeve që do t’ia fuste vetes flakën, duke nxitur një kryengritjes që shumë shpejt do të merrte vrull nga Tunizia për t’u shtrirë në mbarë botën arabe.