Botë

26 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, 758 raste të reja pozitive

26 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, 758 raste të reja pozitive
 

Në Maqedoni të Veriut 26 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit. Shifra totale e të vdekurve në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2340.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 758 raste pozitive nga testimi i 2562 mostrave. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 79.190. Janë shëruar 944 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 56.099. Janë 20.751 raste aktive.