Botë

Prangosen disa zyrtarë në Mal të Zi për korrupsion e krim të organizuar

 

Podgoricë, 24 dhjetor – Dje, në kuadër të luftës kundër korrupsionit she krimit të organizuar, në Malin e Zi janë ndaluar nga policia drejtori i Administratës së Pasurive të Paluajtshme, Dragan Kovaçeviq, Ana Lakiqeviq e Kërsto Paviqeviq, shefe e njësisë regjionale në Tivar dhe Drejtorisë dhe një gjeometër, pasi akuzohen për abuzim me pozitën e tyre zyrtare.

Prokurorja speciale Lidija Mitroviq, ka urdhëruar ndalimin e tyre për 72 orë, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe kanë përdorur burime shtetërore për qëllime personale.