Botë

Pranvera Arabe ndryshoi gjithçka – në Evropë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pozon selfie në Berlin më 10 shtatir 2015 me Anas Modamanin, refugjat nga Siria, pas vizitës strehimores “Refugium Askanierring” për emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme

Një dekadë pas Pranverës Arabe, pak gjëra kanë ndryshuar për ata që u ngritën kundër autokratëve të Lindjes së Mesme dhe kërkuan jetë më të mirë, shkruan revista amerikane, “Foreign Policy”, që në hyrje të një anaize të gjatë që i bën dhjetëvjetorit të kryengritjes së madhe civile që më vonë do të kthehej në disa shtete edhe në të armatosur në rajonin më të trazuara në dekadat e fundit në botë. Shumica e popujve u ngritën në protesta e demonstrata paqësore, por disa shtete përdorën dhunën për t’i shtypur. Kjo nxiti lëvizjet paqedashëse të ktheheshin në të dhunshme për shkak të zhvillimeve të brendshme ose instrumentalizimeve të jashtme për hesape të ndryshme. Fillimisht, qytetarët u revoltuan kundër regjimeve represive dhe korrupsionit që kishte ngufatir shoqëritë e tyre të mbërthyera nga vështirësitë ekonomike.

Një dekadë pasi arabët e nisën revolucionin e tyre rajonale, është kontinenti fqinj ai që më kurrë nuk do të jetë i njëjti

Evropa tjetër