Botë

Rriten shifrat ditore me koronavirus në SHBA

 

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të shtunën se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 329,592, një rritje prej 4,496 krahasuar me një ditë më parë.

Sipas CDC-së, numri i rasteve me koronavirus brenda 24 orëve u shtua me 339,235 duke arritur në 18,730,806.