Botë

Ushtarët filipinas dhe ministrat marrin vaksinën anti-Covid para aprovimit

Foto: Reuters
 

Disa ushtarë filipinas dhe ministra të kabinetit qeveritar kanë marrë vaksinat anti-Covid, ndonëse ende nuk është aprovuar nga rregullatori për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka thënë se është kyçe për sigurinë, shkruan agjencia Reuters.

Ministri i brendshëm, Eduardo Ano, ka thënë se disa anëtarë të kabinetit qeveritarë tashmë kanë marrë vaksinat anti-COVID dhe komandanti i ushtrisë, Cirilito Sobejana, po ashtu ka treguar se disa ushtarë janë vaksinuar, por se jo në numër të madh. Nuk është treguar se cilën vaksinë anti-Covid e kanë marrë.