Botë

Borrelli akuzon Rusinë se po mundohet ta shesë vaksinën e saj duke përhapur dezinformata për COVID-19

Foto: Reuters
 

Diplomati i Bashkimit Evropian tha të hënën se media publike në Rusi ka shpërndarë informacione të pavërteta për vaksinat evropiane dhe amerikane për COVID-19 në shtetet ku duan të shesin vaksinën e vet kundër virusit.

Josep Borrell ka thënë se zhvilluesit perëndimorë të vaksinës po tallen nga mediat e kontrolluara nga Rusia, që në disa raste, thotë ai, “çon në pretendime absurde se vaksinat do t’i kthejnë njerëzit në majmunë”.