Botë

Pasojat e Covidit, 10 milionë vetë me probleme mendore

 

Kriza e koronavirusit përbën kërcënimin më të madh për shëndetin mendor që nga Lufta e Dytë Botërore, me ndikimin që do të ndihet për vite edhe pasi virusi të vihet nën kontroll, ka thënë psikiatri kryesor i vendit.

Dr Adrian James, presidenti i Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve, tha se një kombinim i sëmundjes, pasojave të saj shoqërore dhe atyre ekonomike po japin një efekt të thellë në shëndetin mendor që do të vazhdonte shumë kohë pasi të vihet frenohet epidemia.