Botë

Sinopharm e Kinës thotë se vaksina kundër COVID-19 është 79.3% efektive

Foto: Ilustrim
 

Një prodhues ilaçesh kinez ka thënë të mërkurën se vaksina e saj për COVID-19 është 79.3 për qind efektive për të parandaluar infeksionin.

Kompania Sinopharm është një nga katër zhvillues të Kinës që janë bërë pjesë e garës globale për të krijuar vaksinën kundër koronavirusit. Më shumë se 1 milion punonjës shëndetësorë dhe të tjerë në Kinë e kanë marrë këtë vaksinë me aprovim urgjente deri sa ishte ende duke u testuar.