Botë

Irani do t’i kompensojë me nga 150 mijë dollarë familjet e viktimave të aeroplanit që e rrëzoi

Foto: Reuters
 

Irani do t’u jap nga 150 mijë dollarë kompensim secilën familje të 176 personave që vdiqën pasi një aeroplan i pasagjerëve u rrëzua nga Garda Revolucionare në janar, shkruan BBC.

Ukraina ka thirrur për negociata lidhur me kompensimet dhe ka kërkuar që ata që kanë kryer sulmin të përballen me drejtësi.