Botë

Varianti i ri i koronavirusit i shfaqur në Afrikën e Jugut më i rrezikshëm se ai në Britani

 

Variant i ri i koronavirusit i paraqitur në Afrikën e Jugut është ende më i rrezikshëm sesa ai i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka thënë sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock të hënën, duke shtuar se është problem i rëndësishëm.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën me variantin e ri në Afrikën e Jugut, dhe për këtë shkak ne ndërmorëm aksionin për të ndaluar të gjitha fluturimet nga atje”, tha ai për Radio BBC.