Botë

Japonia njofton për një variant të ri të koronavirusit të zbuluar te katër pasagjerë të ardhur nga Brazili

Foto: Reuters
 

Katër persona që kanë ardhur në aeroportin Haneda të Tokios nga Brazili kanë rezultuar të infektuar me një variant të ri të koronavirusit, kanë njoftuar zyrtarët japonezë të dielën, raporton “Kyodo News”.

Konfirmimi ka ardhur ndërsa kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, ka thënë se Qeveria do të marrë “disa ditë” për të vendosur nëse do të zgjerojë masat emergjente edhe në prefekturat tjera. Në Tokio tashmë janë duke u aplikuar.