Botë

Demokratët paraqesin rezolutë për shkarkimin e Trumpit

 

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë dorëzuar rezolutën, në të cilën kanë përfshirë vetëm nenin për shkarkimin e presidentit Donald Trump me akuzën për “nxitje të kryengritjes” për rolin e tij në sulmin e javës së kaluar kundër Kongresit.

Në rezolutë thuhet se adresimi i tij para turmës së mbështetësve pak para mësymjes, përbën sulm dhe thuhet se deklaratat e tij “inkurajuan dhe rezultuan” me aksione të paligjshme të parashikuar në Capitol.