Botë

Emigrantët mërdhijnë në Bosnjën e përçarë

Foto: Reuters
 

Rreth njëmijë emigrantë kanë ngelur të ngujuar në ndërtesa të braktisura nën temperaturat e acarta që mbërthyen rrethinën e qytezës boshnjake Bihaç, me shpresën se do të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në Kroacinë fqinje, shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Shumë prej tyre kanë pritur në radhë të hënën për ushqimin që iu është dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim në kampin e hapur të Lipas, i cili në dhjetor u dogj rrafsh me tokë.