Botë

Fati i Trumpit të shkarkuar për së dyti, në duart e Senatit

Shkarkimi i pashembullt i Trumpit megjithatë është e pamundur që të shpjerë drejt largimit të tij përfundimtar nga posti para përfundimit të mandatit dhe betimit të Joe Bidenit president, më 20 janar. Kjo pasi që lideri i shumicës në Senatin republikan, Mitch McConneli, ka refuzuar thirrjet e demokratëve për ta mbledhur përbërjen në një seancë urgjente për nisjen e menjëhershme të gjykimit të shkarkimit

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar të mërkurën për ta bërë Donald Trumpin presidentin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shkarkohet dy herë, duke e akuzuar zyrtarisht për nxitjen e kryengritjes në Capitol, në ditët përfundimtare të mandatit të tij.