Botë

Mbi dy milionë të vdekur nga koronavirusi në botë

 

Mbi dy milionë ka arritur numri i të vdekurve në botë si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2021, sipas Universitetit Johns Hopkins, janë prekur 93.418.283 persona. Shifrat besohet të jenë më të larta.