Botë

Qytetarët në Vjenë kundërshtojnë masat anti-Covid

Qytetarët në Vjenë kundërshtojnë masat anti-Covid
Foto: Reuters
 

Mijëra njerëz kanë marshuar të shtunën në rrugët e Vjenës duke kundërshtuar kufizimet në jetën publike si pasojë e koronavirusit. Kjo protestë erdhi disa ditë pasi Qeveria e kancelarit Sebastian Kurz, zhvilloi bisedime për zgjatjen e masave.

Nën moton “Kurzi duhet të shkojë”, demonstruesit brohorisnin rrugëve të Vjenës. Një pjesë e madhe e tyre ishin pa maska, njofton Reuters.