Botë

Votuesit e Trumpit të ndarë për të ardhmen e Partisë Republikane

Votuesit e Trumpit të ndarë për të ardhmen e Partisë Republikane
Foto: Reuters
 

Largimi i Presidentit Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar - katër vjet pasi mori kontrollin e Partisë Republikane - e vë në udhëkryq lidershipin dhe drejtimin e ardhshëm të partisë, duke pasur parasysh besnikërinë e vazhdueshme të dhjetëra miliona mbështetësve të zjarrtë të Trumpit.

Sulmi ndaj Capitolit në 6 janar i ka bërë ndarjet mes republikanëve më të thella, ndërsa protestuesit valëviten flamuj të Trumpit ndërkohë që kërkonin të largonin përmes dhunës ligjvënësit dhe, brohorisnin "Vareni Mike Pencen" - duke iu referuar nënpresidentit i cili ka qenë një nga konservatorët më të besueshëm në Partinë Republikane.