Botë

Austria bëhet gati për bllokimin e tretë kundër koronavirusit

Austria bëhet gati për bllokimin e tretë kundër koronavirusit
Foto: Reuters
 

Austria do e zgjasë bllokimin kundër koronavirusit deri më 8 shkurt. Qeveria ka njoftuar se masat do vazhdojnë me synimin që të lehtësohen pas kësaj date. Ajo ka bërë me dije se sektori i hotelerisë dhe turizmit nuk do rihapen gjatë muajit shkurt.

Austria është duke përjetuar bllokimin e tretë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Deri tani vetëm dyqanet ushqimore janë të hapura, derisa vendi ka regjistruar mbi 390.000 raste pozitive me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Janë regjistruar rreth 7.000 vdekje që nga viti i kaluar.