Botë

Ministri gjerman thotë se duhet lehtësuar masat për personat e vaksinuar

Ministri gjerman thotë se duhet lehtësuar masat për personat e vaksinuar
Foto: Reuters
 

Njerëzit që janë vaksinuar për COVID-19, duhet të lejohen të shkojnë në restorante dhe kinema para tjerëve, ka thënë një ministër gjerman, në kontradiktë me anëtarët tjerë të kabinetit që kanë kundërshtuar deri më tash liritë e veçanta për të vaksinuarit, raporton agjencia Reuters. 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se shteti ka kufizuar të drejtat themelore të njerëzve për të frenuar infeksionin dhe të evitojë mbingarkesën e spitaleve.