Presidenti i Këshillit Evropian kërkon që menjëherë të lirohet Navalny

Presidenti i Këshillit Evropian kërkon që menjëherë të lirohet Navalny
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë thirrje që menjëherë të lëshohet nga burgu kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny.
Navalny është arrestuar në aeroport në Moskë, derisa po kthehej atje nga Gjermania ku ishte për shërim pasi ishte helmuar muaj më parë.
“Arrestimi i Alexei Navalny pas ardhjes në Moskë është i papranueshëm”, ka thënë Michel.
“Thërras autoritetet ruse që menjëherë ta lëshojnë atë”, ka vazhduar më tej, shkruan Reuters.
Arrestohet Navalny në aeroportin e Rusisë
Policia ruse ka arrestuar kritikun e Kremlinit, Alexeiu navalny, në kontrollit e pasaportave pasi kishte arritur në Rusi të dielën, ka konfirmuar avokati i tij, nga burgu dhe dëshmitarë për Reutersin.
Kjo është hera e parë që Navalny kthehet në shtëpi pasi ishte helmuar verën e kaluar. Aeroplani ku ishte, kishte ateruar në një aeroport tjetër të Moskës nga ai që ishte paralajmëruar.
Navalny është arrestuar kur po u tregonte pasaportën e tij zyrtarëve të kufirit para se zyrtarisht të futej në Rusi, thanë dëshmitarët. Gruaja e tij, zëdhënësi dhe avokati i tij janë lejuar të futen në Rusi.
Nuk është bërë e qartë se pse është arrestuar, megjithatë zyrtarët e burgut kishin thënë më herët se do të bënin gjithçka për ta arrestuar atë sapo të kthehej, duke e akuzuar për shkelje të dënimit me kusht.
© KOHA.

Navalny zhvendoset nga burgu i Moskës, nuk dihet ku është dërguar

Prokurorët nisin “gërmimin” në të dhënat tatimore të Trumpit

Pezullohet plani i Netanyahut për dhurimin e vaksinave

Katër nga çdo pesë vaksinat e siguruara të “Oxfordit”, të papërdorura në Evropë

Dënohet me 6 vjet burgim pjesëtari boshnjak i ISIS-it

Kurz kërkon aprovimin e “pasaportës së gjelbër” për të vaksinuarit kundër COVID-19

Kina aprovon dy vaksina të tjera për COVID-19

Për aleatët e Izraelit, rruga drejt vaksinave kalon nëpërmjet Jerusalemit

Pashinyan paralajmëron se po përgatitet tentim grusht-shteti në Armeni

Bideni shfuqizon vendimin e Trumpit për ndalesa ndaj imigrantëve

Mbi 11.800 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Gjermani
