Botë

Trumpi do t’i falë deri 100 persona para se ta lirojë postin

Trumpi do t’i falë deri 100 persona para se ta lirojë postin
 

Donald Trump planifikon të bëjë deri në 100 falje apo zbutje të dënimit, në orët e tij të mbetura në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të inagurohet të mërkurën.

Të dielën, është mbajtur një takim në Shtëpinë e Bardhë për të finalizuar listën e faljeve në të cilën, nuk gjendet edhe vet emri i presidentit Donald Trump. Që kur ka humbur zgjedhjet e 3 nëntorit, Trump ka falur së paku 45 persona. Vet Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për nxitje të dhunës në Kongres më 6 janar.