Botë

Aksion i madh në Gjermani, shpartallohet rrjeti kriminal

Aksion i madh në Gjermani, shpartallohet rrjeti kriminal
 

Gjermania ka shpartalluar një rrjet të trafikimit me qeniet njerëzore, në një aksion masiv, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 600 policë. Aksioni kundër trafikantëve është ndërmarrë pak ditë pasi që udhëheqësi i këtij grupi kriminal, u kap në Austri.

Në një fshat në jug të qytetit Bremen, policia ka konfiskuar kuti dhe dokumente të shumta nga një shtëpi e bastisur. Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se prokurorët janë duke i udhëhequr hetimet ndaj 19 personave me shtetësi siriane, libaneze dhe libiane.